Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Hoti: Vendi të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Hoti: Vendi të shkojë në zgjedhje

Nga: A.Zh Më: 26 korrik 2020 Në ora: 12:34
Avdullah Hoti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Eman Rrahmani, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje e jo të ketë një kryeministër “ilegal” të emëruar nga Hashim Thaçi.

Rrahmani ka fajësuar Hotin për menaxhimin me situatën kundër Covid-19, duke thënë se ai po punon kundër interesave të vendit dhe të qytetarëve, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Në kohën e qeverisë KURTI, Presidenti së bashku me këto partitë (PDK-LDK-AAK-NISMA-LISTA SERBE-AKR) që e shkatërruan vendin për 20 vite, u bënin thirrje për mos respektim të masave të qeverisë Kurti, qytetarëve, policisë, inspektorëve dhe të gjitha institucioneve. Përkundër kësaj të gjithë respektuan vendimet e qeverisë Kurti dhe situata me COVID-19 erdhi deri në ZERO raste pozitive në ditë.

Sot, Kryeministri ilegal, Presidenti, Ministri ilegal dhe të gjithë bëjnë thirrje për respektim të masave, por askush nuk ka besim në këtë qeverisje ilegale e shkatërruese për vendin dhe qytetarët. Rastet po vijnë duke u shtuar çdo ditë e më shumë. Ekonomia është drejt kolapsit total, përderisa z. Hoti rri në konferenca duke fajësuar herë qytetarët, herë policinë e inspektorët.

Z. Hoti, ju jeni aty për tu kujdesur për shtetin dhe për qytetarët, jo për ti akuzuar ata. Ju keni përgjegjësi, perveq morela edhe institucionale e ligjore për këto. Andaj është koha të jepni dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje, është koha që populli të vendos se kush duhet të udhëheq me vendin e jo të kemi Kryeministër ilegal të emëruar nga Hashim Thaçi e që punon për interesa të tij e kundër interesave të vendit dhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat