Thaçi: Ushtria na jep identitetin dhe krenarinë

Aktuale

Thaçi: Ushtria na jep identitetin dhe krenarinë

Nga: B.F Më: 27 korrik 2020 Në ora: 13:14
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në facebok, ka bërë të ditur se sot është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Rrahman Ramën.

Ai ka thënë se ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”,transmeton “Bota sot”.

Sipas tij edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti.

Postimi i plotë:

Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat