Selimi: Republika e Kosovës nuk është vend, i sigurt për personat që kërkohen nga drejtësia

Aktuale

Selimi: Republika e Kosovës nuk është vend, i sigurt për personat që kërkohen nga drejtësia

Nga: B.F Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:18
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi përmes një postimi të tij në facebook ka shkruar, se si rezultat i punës së Ministrisë së Drejtësisë me organet gjyqësore, prokuroritë dhe Policisë së Kosovës, sot më 27 korrik 2020 është realizuar me sukses ekstradimi i një shtetasi çek për në Republikën Çeke, i kërkuar nga autoritetet çeke për veprën penale të mashtrimi, transmeton “Bota sot”.

Ai ka thënë se ky është një mesazh i fuqishëm se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë vend i sigurt për personat që kërkohen nga drejtësia.

Postimi i plotë:

Si rezultat i punës së Ministrisë së Drejtësisë me organet gjyqësore, prokuroritë dhe Policisë së Kosovës, sot më 27 korrik 2020 është realizuar me sukses ekstradimi i një shtetasi çek për në Republikën Çeke, i kërkuar nga autoritetet çeke për veprën penale të mashtrimit.

Gjithashtu, të premten me 24 korrik janë realizuar dy ekstradime: një shtetas bullgar është ekstraduar në Belgjikë, i kërkuar nga autoritetet belge për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal” dhe “Falsifikimi kompjuterik dhe përdorimi i sistemeve të falsifikuara kompjuterike”, si dhe një shtetase turke është ekstraduar drejt Turqisë, e kërkuar nga autoritetet turke, për shkak të kryerjes së veprës penale “Grabitje me armë”.

Ky është një mesazh i fuqishëm se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë vend i sigurt për personat që kërkohen nga drejtësia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat