Zemaj: Testi për COVID-19 nuk u kërkohet qytetarëve që vijnë nga Shqipëria dhe Serbia

Aktuale

Zemaj: Testi për COVID-19 nuk u kërkohet qytetarëve që vijnë nga Shqipëria dhe Serbia

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:12
Armend Zemaj

Qeveria e Kosovës së fundi vendosi masa të reja anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar tani se testi RT-PCR për COVID-19 nuk u kërkohet qytetarëve që vijnë nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë.

Ndër të tjerash Zemaj theksoi se ky test u kërkohet vetëm qytetarëve që vijnë nga shtete të cilat kërkojnë nga qytetarët e Kosovës që të kenë testin për të hyrë në territorin e tyre, si shembull Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Reagimi i plotë i Zemajt lidhur me masat e fundit:

Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës:

– Testi për COVID-19 (RT-PCR) u kërkohet vetëm qytetarëve që vijnë nga shtetet të cilat kërkojnë nga qytetarët e Kosovës që të kenë testin RT-PCR, për të hyrë në territorin e tyre.

Bazuar mbi këtë parim të reciprocitetit, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Malit të Zi, u kërkohet testi RT-PCR, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

– Testi RT-PCR nuk u kërkohet qytetarëve që vijnë nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë.

Gjithashtu me këto masa:

– Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet private familjare.

– Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare.

– Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve.

– Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura (Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19).

– Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafeteritë, klubet e natës etj). U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

– Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre

– Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

– Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.

– Obligohen organet kompetente të ushtrojnë kontroll rigoroz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat