Lajmi i fundit për mërgimtarët në Gjermani që vinë e shkojnë nga Kosova

Aktuale

Lajmi i fundit për mërgimtarët në Gjermani që vinë e shkojnë nga Kosova

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:15
Flamuri gjerman

Gjermania ka bërë një hap shumë pozitiv për mërgimtarët e Kosovës të cilët jetojnë atje.

Të gjithë qytetarët që kthehen nga Kosova në Gjermani tashmë mund të testohen në aeroport, kurse të tjerët që hyjnë përmes kufirit në shtetin gjerman, testin mund ta kryejnë në Entet Shëndetësore, pra në vendbanimet e tyre ku banojnë.

Kështu ka njoftuar ish-deputeti i Kosovës, Gani Dreshaj i cili është biznesmen në Gjermani.

Postimi i plotë:

❗️Apel❗️

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të statistikave të hartuara nga RIK (Robert Koch Institut) shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani ditëve të kaluara kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me COVID 19.

Prandaj, për të gjithë shtetasit tanë dhe bashkëkombësit që kalojnë pushimet në Kosovë:

Luteni që të zbatoni masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Republikën e Kosovës- distancë, maska, higjienë!

Luteni që posa të ktheheni në Gjermani nga pushimet të zbatoni udhëzimet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Ministrive të Landeve gjermane për testime në aeroporte ndërsa nëse udhëtoni me makinë apo autobusë të lajmëroheni tek Entet Shëndetësore në vendbanimet tuaja dhe të testoheni!

Ruajeni veten sepse me këtë ruani të afërmit tuaj!

Respekt të veçantë për punën që po e bën ambasadori Beqë Cufaj ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat