Çfarë u bisedua në Bruksel?! – Tregon Skender Hyseni

Aktuale

Çfarë u bisedua në Bruksel?! – Tregon Skender Hyseni

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:35
Skender Hyseni

Të enjten ne Bruksel takim në nivel ekspertësh, diskutohet për personat e zhdukur e çështjet e ekonomisë

Një zyrtar i kësaj qeverie nesër do të jetë në Bruksel.

I dërguari i Avdullah Hotit për dialogun Kosovë-Serbi do udhëtojë atje për tu takuar më Marko Gjuriq, të deleguarin e palës serbe.

Por, Hyseni para se të marrë rrugën për Bruksel zhvilloi takime në Kosovë.

Ai takoi Enver Hoxhajn e PDK-së e kreun e NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limajn, me të cilët tha që ka folur për unitetin politik karshi bisedimeve me Beogradin.

E në takimin e nesërm sipas një përgjigje që zëdhënësi i BE-së Peter Stano i ka kthyer televizionit thuhet që temë diskutimi do jetë çështja e personave të zhvendosur dhe bashkëpunimi ekonomik.

“Të enjten, më 30 korrik, diskutimet e nivelit të ekspertëve në kornizën e Dialogut të lehtësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë në Bruksel. Si vazhdim i takimit të nivelit të lartë më 16 korrik dhe bisedimeve të ekspertëve më 23 korrik, rendi i ditës do të përfshijë personat e zhvendosur dhe bashkëpunimin ekonomik.”, tha Peter STANO, Zëdhënës i BE-së.

Por, sa i përket diskutimit për cështje ekonomike skeptik për arritje në këtë fushë mes Kosovës e Serbisë shprehen njohësit e kësaj fushe.

Sipas tyre pala e Kosovës s’mund të flet për teme konkrete në rrafshin ekonomik.

Sipas Zekeria Shabanit temave të tilla do i vije radha në momentin kur përfundon marrëveshja mes Prishtinës e Beogradit.

Ndërkaq në Odën Ekonomike Amerikane theksojnë që të dyja shtetet duhet të jenë të vetëdijshme që zgjidhja e problemeve politike përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik do të ndikonte edhe në rritjen e atraktivitetit për investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të punës.

“Ndërmarrësit nga Kosova ballafaqohen me vështirësi të mëdha në përpjekjet e tyre për eksport të produkteve nga Kosova në Serbi, ashtu si edhe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, prandaj është imperative që këto çështje të zgjidhen.”, tha Arian Zeka, Oda Ekonomike Amerikane

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga koordinatori shtetëror për dialog por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat