Deputetja e AAK-së “sulmon” LDK-në

Aktuale

Deputetja e AAK-së “sulmon” LDK-në

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:52
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka kritikuar emërimin e Skender Hysenit në postin e koordinatorit për dialogun nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti.

Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se partneri i madh i AAK’së në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vepruar “njëanshëm” me emërimin e Hysenit.

Deputetja e AAK’së ka vlerësuar se Hyseni nuk do të shënojë suksese në punën e tij të re.

“Nuk besoj se do të ketë rezultate të mirëfillta, të duhura”, është shprehur ajo në emisionin “Pressing”.

“Nuk do të ketë marrëveshje”, ka parashikuar Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat