Vjen lajmi nga Vetëvendosje: Prishja e koalicionit qeverisës, çështje e ditëve apo e javëve

Aktuale

Vjen lajmi nga Vetëvendosje: Prishja e koalicionit qeverisës, çështje e ditëve apo e javëve

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 23:58
Avdullah Hoti

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka parashikuar se koalicionit që aktualisht e qeveris Kosovën nuk do t’i zgjasë jeta edhe shumë.

Kusari-Lila ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate shumë shpejt do ta ndërpresin bashkëpunimin.

“Është çështje e ditëve apo e javëve”, ka deklaruar ajo, të mërkurën.

Sipas Kusari-Lilës, Qeveria Hoti “nuk ka për të arritur asnjë marrëveshje” me Serbinë.

“Nuk ka për të vazhduar dialogu”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat