​Edhe punëtorët e arsimit kanë disa kërkesa për deputetët

Aktuale

​Edhe punëtorët e arsimit kanë disa kërkesa për deputetët

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:39
Ilustrim

SBASHK-u përmes një komunikate kujton deputetët e Parlamentit të Kosovës që duke debatuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës mos të harrojnë kërkesat e punëtorëve arsimor të cilat SBASHK vazhdimisht i ka bërë publike dhe i ka prezantuar edhe në takimin e 1 korrikut me kryeministrin Hoti

SBASHK-u bashkë me FSSHK-në, Sindikatën e Policisë, të Doganave, atë të Zjarrfikësve dhe atë të Shërbyesve civilë i kanë treguar krerëve të Qeverisë së vendimi i Kushtetueses ka krijuar një atmosferë të acaruar mes të punësuarve në këta sektorë të rëndësishëm dhe se duhet marrë veprime konkrete duke aprovuar shtesa në paga deri në momentin kur Ligji i pagave të rishikohet e të vihet në implementim.

Kryetari i SBASHK-ut duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim i ka deklaruar kryeministrit Hoti se nëse kjo kërkesë nuk përfillet dhe nëse nuk punohet me përkushtim në ripërgatitjen e Ligjit të pagave për të bërë sa më shpejt të implementueshëm atë, atëherë shtatori mund të fillojë me telashe dhe me veprime sindikale, të cilat do të ndodhin ashtu si vendosin organet përgjegjëse të SBASHK-ut e duke u bazuar ë kërkesat e anëtarësisë që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet .

SBASHK apelon të deputetët që krahas, kësaj, të angazhohen edhe për një mbështetje shumë të nevojshme të sistemit arsimor duke siguruar mjete pune për situatën e re të krijuar nga pandemia, ngase, nëse situata vazhdon të jetë e tillë dhe e rënduar, atëherë gjatë janë që viti shkollor të zhvillohet me mësimin nga larg dhe për këtë duhet mbështetje për punëtorët e arsimit, por edhe për një numër nxënësish e familjesh me qëllim që të gjithë të jenë pjesë e mësimit në distancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat