Brigada 111 “Adem Jashari” i dhuron presidentit fanellë simbolike me emblemë të UÇK-së

Aktuale

Brigada 111 “Adem Jashari” i dhuron presidentit fanellë simbolike me emblemë të UÇK-së

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:33
Pjesëtarë të Brigadës 111, Hashim Thaçi

Pjesëtarë të Brigadës 111 “Adem Jashari”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vizituar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sot, dhe i kanë dhuruar një fanellë me shenjat e kësaj brigade.

Në një postim në Facebook, përfaqësuesi Nazmi Thaqi deklaroi se lufta e Kosovës u përmbyll me sukses në saje të projektit politiko-ushtarak të UCK-së, ndërsa theksoi se presidenti i vendit është simbol i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës, duke shprehur përkrahje për të.

“Lufta shekullore e Kosovës u përmbyll me sukses në saje të projektit politiko -ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një kontribut të jashtëzakonshëm në themelet e lirisë dha Brigada 111 Adem Jashari. E kush më parë se Presidenti i Kosovës meriton fanellën me shenjat e kësaj brigade?

Presidenti i Kosovës, lider politik dhe legjendë e gjallë, është simbol politik i UÇK-së, simbol i çlirimit të Kosovës, simbol i pavarësisë së shtetit tonë, simbol i themelimit të shtetit të ri dhe demokratik të Kosovës.

Kush prek dhe lëndon këtë simbolikë ka prekur në eshtrat dhe gjakun e dymijë dëshmorëve të Kosovës, ka prekur në mundin, djersën dhe gjakun e shumë e shumë brezave që u sakrifikuan për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Me Ju, President gjithmonë e në çdo kohë!
(Fanella u dhurua në emër të Brigadës 111 “Adem Jashari”)”, shkruhet në postimin në Facebook të Nazmi Thaqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat