Sherifi: Shoqërie eksperimentesh, ku jeta e njeriut nuk ka më shumë vlerë sesa “minjtë e laboratorëve”

Aktuale

Sherifi: Shoqërie eksperimentesh, ku jeta e njeriut nuk ka më shumë vlerë sesa “minjtë e laboratorëve”

Nga: A. J Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:44
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën për shkak të gjendjes se fundit të krijuar në Kosovë që ka të bëjë më koronavirus dhe rastet e shumta ka nxjerr në pah fajtoret për ketë dhe mos durimi i shoqerisë.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se nga njëra anë, kemi shkencëtarët e fushës së mjekësisë dhe të farmakologjisë që janë duke bërë përpjekje maksimale për t’i dhënë një përgjigje adekuate kësaj çështjeje dhe asaj politike që përpiqet të zbatojë rekomandimet e ekspertëve për të zvogëluar pasojat e pandemisë. Nga ana tjetër, kemi njerëz që tregohen tërësisht të papërgjegjshëm përballë seriozitetit që kërkon situata.

Fatkeqësisht papërgjegjësia e tyre është tepër e dëmshme dhe, nëse vazhdohet me këtë ritëm, mund të jetë fatale për shoqërinë në tërësi.

Postimi i plotë:

Në kontekst aktual, kur njerëzimi është ballafaquar me sfidën ekzistenciale të një pandemie që deri tani ka marrë jetën e më shumë se 670 mijë njerëzve, bien në sy dy qasje:

Nga njëra anë, kemi shkencëtarët e fushës së mjekësisë dhe të farmakologjisë që janë duke bërë përpjekje maksimale për t’i dhënë një përgjigje adekuate kësaj çështjeje dhe asaj politike që përpiqet të zbatojë rekomandimet e ekspertëve për të zvogëluar pasojat e pandemisë. Nga ana tjetër, kemi njerëz që tregohen tërësisht të papërgjegjshëm përballë seriozitetit që kërkon situata.

Fatkeqësisht papërgjegjësia e tyre është tepër e dëmshme dhe, nëse vazhdohet me këtë ritëm, mund të jetë fatale për shoqërinë në tërësi.

 

Nëse si shoqëri dhe si shtet nuk arrimë t’i ndalimin ata që tregohen mospërfillës ndaj shëndetit të vet dhe sidomos ndaj shëndetit të asaj kategorie që është më e rrezikuar nga COVID-19, atëherë do të shndërrohemi në shembull të një shoqërie eksperimentesh, ku jeta e njeriut nuk ka më shumë vlerë sesa “minjtë e laboratorëve”.

 

Në kohën kur bota e civilizuar përpiqet të gjejë vaksinën për të krijuar imunitetin ndaj këtij virusi shkatërrimtar, në shoqërinë tonë duket se kemi krijuar imunitet ndaj njerëzve të papërgjegjshëm! Çmimi që do të paguajmë si shoqëri do të jetë proporcional edhe me rezultatet që do të tregojmë në luftë kundër dukurisë së imunitetit ndaj “tufës” së njerëzve të papërgjegjshëm. Sepse, një gjë është e sigurtë: Imuniteti ndaj “tufës” së njerëzve të papërgjegjshëm nuk sjell imunitetin ndaj virusit covid 19!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat