Kusar- Lila: E lumtur që sot arritëm ta krijojmë kodin e veçantë për mbështetje të bizneseve të grave

Aktuale

Kusar- Lila: E lumtur që sot arritëm ta krijojmë kodin e veçantë për mbështetje të bizneseve të grave

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 14:38
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se njehet e lumtur që deputetët arritën të votojnë krijimin e një kodi të veçantë për mbështetje të bizneseve të grave.

Ajo ka bërë të ditur se ky kod prej tash e tutje është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodi subvencione dhe grante.

“Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.

Falënderoj të gjithë deputetet që e mbështeten këtë propozim.Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Kusari-Lila.

Njoftimi i saj i plotë:

E lumtur që sot arritëm ta krijojmë kodin e veçantë për mbështetje të bizneseve të grave në Kosovë me rishikimin e buxhetit.
Ky kod prej tash e tutje është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nën Agjencionin për promovim dhe mbështetje të bizneseve, kodi subvencione dhe grante.
Vlera e ndarë për grante të dedikuara bizneseve të grave për pjesën e mbetur të vitit 2020 është 400,000 €.
Falenderoj të gjithë deputetet që e mbështeten këtë propozim.

Për të gjitha gratë dhe vajzat në biznes, uroj e shpresoj që sadopak të arrijmë të ju ndihmojmë në tejkalim të situatës aktuale dhe në rritje e promovim të afarizmit tuaj në të ardhmen.

Nga pozita e deputetës dhe anëtares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik, do ta mbikqyrë nga afër zbatimin e këtij programi.

#PërGratëNëBiznes
#FuqizimiEkonomikIGrave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat