Pas 258 rasteve të reja me COVID-19, vie një pyetje publike për LDK-në, AAK-në dhe Nismen

Aktuale

Pas 258 rasteve të reja me COVID-19, vie një pyetje publike për LDK-në, AAK-në dhe Nismen

Nga: M.H Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:38
Limaj, Mustafa dhe Haradinaj

Pak minuta më parë janë konfirmuar edhe 258 raste të reja. Në lidhje me këtë shifër të lartë të infektuar ka reaguar analisti politike, Blerim Vela.

Vela u shpreh që 16 qytetarë të Kosovës kanë humbur betejen më koronavirus brenda një dite duke u munduar ta shpëtojnë gastronominë, transmeton “Bota sot”.

Vela fajëson LDK, AAK dhe Nismen për këtë paaftësi monumentale dhe se duke u munduar të shpëtojnë ekoniminë e vendit çdo ditë po rritet numri I personave të vdekur.

Postimi i plotë

Në mungesë të strategjisë së qarë të parandalimit, qeveria e Kosovës po zbaton politiken e vdekjes se asistuar që grupeve të ndjeshme ndaj SARS-CoV-2.

16 qytetarë të Republikes humbin betejen me #Covid19 brenda një dite në kurriz të synimit të qeverisë që të "shpëtoj" gastronominë.

Turp për LDK, AAK dhe Nismen për këtë paaftësi monumentale. Këta nuk do ta shpëtojnë as gastronominë dhe ekonominë, por vetëm do të rritet numri i personave që vdesin.

Edhe sa qytetarë te Republikes duhet të vdesin nga #Covid19 që ju të dorëhiqeni?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat