Reagon Haradinaj, pasi u miratua rishikimi i Buxhetit në leximin e dytë

Aktuale

Reagon Haradinaj, pasi u miratua rishikimi i Buxhetit në leximin e dytë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 21:19
Ramush Haradinaj

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë kanë miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se që në diten e parë të miratimit të këtij buxheti, ka shprehur rezervat e tij, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm.

Postimi i plotë:

E mirëpres plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Që në ditën e parë të miratimit të këtij buxheti, kam shprehur rezervat e mia, kështu që miratimi i këtyre ndryshimeve ka qenë i domosdoshëm.

Duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, që ka kapluar edhe vendet shumë më të zhvilluara, besoj që këto ndryshime do hapin rrugë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi, pas mbylljes disa mujore.

E përsëris, që ekzekutivi duhet të procedojë sa më shpejt pagesën e subvencioneve ndaj operatorëve ekonomikë dhe të bëj plan afatgjatë të rimëkëmbjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat