Shala tregon pse doli nga Nisma: Ja cilin post e refuzova për të votuar Qeverinë Hoti

Aktuale

Shala tregon pse doli nga Nisma: Ja cilin post e refuzova për të votuar Qeverinë Hoti

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 21:46
Haxhi Shala

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, ka treguar arsyen e daljes nga Nisma Socialdemokrate.

Në emisionin Sonte, Shala ka thënë se nuk ishte posti i ministrit arsyeja pse ai doli nga Nisma.

Më herët, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kishte thënë se arsyeja që Shala ka dalë nga subjekti i tij është pasi dëshori postin e ministrit. Por Shala i mohon këto.

“Nuk është e vërtet. E keni Blerim Kuçin, pyeteni atë. Ai më tha se ma lëshon postin e minsitrit nëse unë dëshiroj të jem ministër për të votuar Qeverinë Hoti. I kam thënë jo. I tregova që nuk është e vërtet. Nuk e dua postin e ministrit”, thotë ai.

“Dalja ime nga Nisma ka qenë për parime”, tha ai.

Shala e kishte votuar Qeverinë Hoti eventualisht. Ai në Kuvendin e Kosovës e kishte bërë të ditur se kishte një vizitë nga ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, dhe presidenti Hashim Thaçi që e kishin bindur ta bënte këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat