Pas aprovimit të ndryshimit të buxhetit befason Mustafa me fjalët për PDK-në

Aktuale

Pas aprovimit të ndryshimit të buxhetit befason Mustafa me fjalët për PDK-në

Nga: M.H Më: 30 korrik 2020 Në ora: 22:52
Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me aprovimin e ndryshimeve të buxhetit në luftë kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Mustafa velrëson lartë përkushtimin e deputetëve sidomos atyre të PDK-së, të cilët përkrahen vendin në këto rretha, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.
Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PDK-së në këto rrethana të rënda për vendin.
Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat