Haradinaj uron Kurban Bajramin: Më shumë mirësi e mirëkuptim - Bota Sot
Haradinaj uron Kurban Bajramin: Më shumë mirësi e mirëkuptim

Aktuale

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Më shumë mirësi e mirëkuptim

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 07:03
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit. Haradinaj uroi për më shumë mirësi e mirëkuptim.

“Me rastin e ditës së Kurban Bajramit, ditë e festës e bashkimit, e ndarjes së begatisë tonë me të tjerët në nevojë, ju uroj përzemërsisht për sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në rrethet tuaja familjare e shoqërore”, uroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së shtoi duke thënë se “Kurban Bajrami është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës sonë fetare, që nxitë për më shumë bashkëpunim e mirëkuptim për interesat tona të përbashkëta përtej besimeve fetare e bindjeve politike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat