Lajm i mirë nga Austria për Kosovën

Aktuale

Lajm i mirë nga Austria për Kosovën

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Aeroplanët nga 18 shtete që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterrojnë përsëri.

Por, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.

Nga data 1 gusht Austria ka vendosur të heq ndalimin e kufijve.

Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës, raporton oe24.at.

Por duhet të keni kujdes: Të gjithë udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Vjenës duhet të dëshmojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se tre ditë ose duhet ta pranojnë kushtin e vet-izolimit dhjetë ditor dhe të kërkojnë që testin PCR ta bëjnë në Austri brenda 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat