Bytyçi komenton deklaratën e Mustafës: Më i kompletuar, më njerëzor dhe më pak idhnak

Aktuale

Bytyçi komenton deklaratën e Mustafës: Më i kompletuar, më njerëzor dhe më pak idhnak

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:15
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se është shëruar nga Koronavirusi.

Ai në një deklaratë në Facebook, ka falënderuar ata që e uruan për shërim, derisa edhe atyre që ia dëshiruan vdekje, u ka uruar shërndet.

Këtë deklaratë të Mustafës, e ka komentuar profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se përmes kësaj deklarate, Mustafën po e sheh si politikan më të kompletuar, njerëzor, e më pak idhnak.

Sipas tij, duhet mësuar se pushteti e politika me intriga dhe thikë pas shpine, nuk është mjeti i duhur për prosperitetin e një shoqërie.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Isa Mustafa ka lëshuar një deklaratë rreth kapërcimit të sëmundjes Covid-19! Urime të sinqerta për këtë sukses për zotin Mustafa!

Si njeri kurrë, askujt nuk duhet t'ia kërkojmë fatkeqësinë. Është Zoti, pra krijuesi, që na e përcakton fatin tonë. Ndërsa, si politikan e pashë Isa Mustafen në këtë deklaratë të kompletuar, më shumë njerëzor, më pak idhnak, më tepër human, tolerant dhe në ekuilibër!

Dashtë zoti qe edhe nga fatkeqësitë mësohemi ta duam njëri-tjetrin dhe të mësojmë se pushteti e politika me intriga dhe thike pas shpine nuk është mjeti i duhur për prosperitetin e një shoqërie! Kështu do të kemi sukses. Ndryshe na presin dështimet!

Edhe një herë, urimet më të mira për shëndetin dhe begatinë personale e familjare të Profesor Isa Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat