Rrëfehet 35-vjeçari nga Lipjani i infektuar me Koronavirus: Këto ishin shenjat e para që përjetova

Aktuale

Rrëfehet 35-vjeçari nga Lipjani i infektuar me Koronavirus: Këto ishin shenjat e para që përjetova

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:31
Fahredin Bytyqi

Bilanci i të prekurve nga koronavirusi po rritet çdo ditë në mbarë botën. Kosova tashmë numron 8 mijë e 330 persona të infektuar, kurse 4 mijë e 578 persona janë shëruar, ndërsa 227 përsona kanë humbur betejën me këtë virus.

Ndërkohë, Fahredin Bytyqi, njëri nga tupangjitë më të mirë që njeh Kosova nga Sllovia e Lipjanit, ka treguar në detaje eksperiencën e tij të keqe me koronavirusin.

Ai flet për karantinimin e tij të ndarë nga familja.

Ethe e lartë dhe një ftohje e fortë: kështu filloi Bytyqi 35-vjeçare dhe doli pozitive ndaj koronavirusit. I detyruar të izolohet, djaloshi rrëfeu frikën e dy ditëve të para të qëndrimit e mbyllur vetëm në shtëpi: “Tani jam mirë. Dy ditët e para ishin më të vështirat, kisha ethe dhe temperaturë të lartë, lodhje ekstreme të trupit, pengesë në frymmarrje. Ende vazhdoj izolimin edhe pse e kam kaluar”.

Ai tutje ka falenderuar doktorin e mirënjohur lipjanas, Fitim Mëziu për ndihmën që i’a kishte ofruar gjatë këtyre javëve që ishte në karantinim.

Për më shumë rreth rrëfimit të Bytyqit, ndiqeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat