Hoti njofton për përgatitjet që duhet të ndërrmarin rreth Covid-19

Aktuale

Hoti njofton për përgatitjet që duhet të ndërrmarin rreth Covid-19

Nga: E.B Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:30
Avdullah Hoti

Kryeministri, Avdullah Hoti me ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së dhe drejtorin e IKPSH-së, kanë vlerësuar situatën me Covid-19 dhe përgaditjet që duhet të ndërrmarrin në javët në vijim

Hoti ka thënë se në mungesë të vaksinës i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave, shkruan “Bota Sot”.

Gjithashtu kryeminstri me ministrin Veliu, drejtorin e Policisë, kryeshefin e AVUK-ut dhe drejtorin ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kanë bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së, Drejtorin e IKSHP-së dhe me ekspertë shëndetësorë, sot kemi vlerësuar situatën me covid-19 dhe përgatitjet që duhet të ndërmarrim në javët në vijim. Është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre. Në javët në vijim duhet të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësorë.

Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat