Isa Mustafa me telegram ngushëllimi për vdekjen e nënës së Edi Ramës

Aktuale

Isa Mustafa me telegram ngushëllimi për vdekjen e nënës së Edi Ramës

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:33
Isa Mustafa, Edi Rama

Me rastin e vdekjes së nënës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Mustafa ka thënë se humbja e nënës është një moment shumë i rëndë.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë!

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”.

Me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:...

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Saturday, 1 August 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat