Ramush Haradinaj ngushëllon familjen për vdekjen e Adem Latifit

Aktuale

Ramush Haradinaj ngushëllon familjen për vdekjen e Adem Latifit

Nga: E.B Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:44
Ramush Haradinaj

Vëllau i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen, duke vazhduar se duhet të jenë krenar që Ademi ishte pjesë e jetës suaj, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit.

Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj.

Pushoftë në paqe!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat