Loshi thumbon LDK-në: Parti e akademikëve, me grushtin si vlerë e shtuar

Aktuale

Loshi thumbon LDK-në: Parti e akademikëve, me grushtin si vlerë e shtuar

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 16:40
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai e ka quajtur LDK-në si parti të vlerave, me grushtin si vlerë e shtuar, përcjell Bota sot.

“Akademikët e LDK-së janë si ata burrat e ligj që dhunojnë gratë dhe fëmijët e tyre për ta fituar respektin e munguar. LDK-ja është parti e vlerave. Grushti është vetëm vlera e shtuar e saj!”, ka shkruar Loshi në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i tij vjen pasi zyrtarë të kësaj partie, kohëve të fundit janë përfshirë në incidente me deputetë në Kuvend./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat