Deputeti i Vetëvendosjes shërohet nga Koronavirusi - Bota Sot
Deputeti i Vetëvendosjes shërohet nga Koronavirusi

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes shërohet nga Koronavirusi

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2020 Në ora: 10:37
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, ka bërë të ditur se është shëruar nga Koronavirusi.

Ai në një postim në Facebook, ka treguar se pos tij, betejën personale kundër Covid-19, e kanë fituar edhe gruaja dhe djali i tij, përcjell Bota sot.

Deputeti ka bërë thirrje për distancë, pastërti dhe mbajtje të maskës, për t’i dhënë fund pandemisë.

Reagimi i Ukës:

Të shëruar

Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19.

Faleminderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë.

Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat