Reagon OVL e UÇK-së pas ndalimit të Murtez Kastratit nga policia e Shqipërisë: Mos i besoni Serbisë!

Aktuale

Reagon OVL e UÇK-së pas ndalimit të Murtez Kastratit nga policia e Shqipërisë: Mos i besoni Serbisë!

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 13:21
Ilustrim

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, pasi që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

I menjëhershëm ishte reagimi i O.V.L e UÇK-së në Lipjan, ku thonë se edhe pas 21 viteve, Serbia nuk pushon së tentuari që ti dënojë dhe maltretojë veteranët e luftës së UÇK-së, ku bëjnë thirrje ndaj organeve kompetente që të mos i besojnë akuzave të rrejshme të Serbisë.

Në njoftimin e tyre thuhet se Murtez Kastrati ishte duke shkuar me familje për pushime, teksa u ndalua nga nga policia e Shqipërisë.

“Ne Veteranët e UÇK-së bajm thirrje organeve kompetente, Kombtare e nderkombtare, qe mos ti besojn akuzave të rrejshme të shtetit Serrb, se tasht ma veq asht deshmu me keto gënjeshtra. Mbesim me shores qe z. Murtez Kastrati të lirohet dhe të vazhdoj me aktivitetet e tia familjare e shoqrore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat