E diela ishte hera e tretë që Hoti u testua për koronavirus

Aktuale

E diela ishte hera e tretë që Hoti u testua për koronavirus

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:25
Zyra e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Hoti ka thënë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kollë shumë të lehtë.

Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia.

Por, Hoti nuk është hera e parë që testohet për virusin COVID-19.

Shefi i qeverisë është testuar para se të niset për në Shtëpinë e Bardhë për takimin e 27 Qershorit.

E, një testiti të tillë ju ka nënshtruar Hoti edhe para nisjes për në Bruskel për takimin e 16 qershorit me presidentin serb, Alekdander Vuqiçi.

Në të dy testimet kishe rezultuar negative, bërja e testit ishte obligative për të udhëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat