“Infermierët po ikin”

Aktuale

“Infermierët po ikin”

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Pagesa e vogël e kujdestarisë së natës për infermierët është një prej telasheve që e mundon këtë komunitet.

Telash shumë i madh, dhe jo vetëm për ta, por për gjithë sistemin shëndetësor të Kosovës, është ikja e tyre në vende të zhvilluara, sidomos në Gjermani.

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive tha se po të mos ishte pandemia, për këtë kohë do të ishin larguar rreth 1000 infermierë.

“Realisht përveç që e kemi shqetësimin e punësimiit të atyre që e kanë përfunduar mjekësinë dhe duan të futën në punë, na e ekmi edhe një problem tjetër. Në mungesë të trajtimit si duhet të këtij komuniteti, infermierët që kanë përvojë dhe e kanë ushtruar profesionin për 20 vjet, po na ikin për çdo ditë, duke iu falënderu mundësive të mëdha që po ua ofron, në radhë të parë Gjermania. Po të mos ishte kjo pandemi do të ishte numri prej 1.000 vetave që do të kishin kërkuar punë në Gjermani”, tha Havolli.

Sipas tij, ky është shqetësimi më i madh që mund t’i ndodh sistemit shëndetësor.

“Paramendomi me i humb këta profesionistë, sa duhet me i përgatit të tjerët, pasi punët e infermierit janë jashtëzakonisht profesionale dhe të ndishme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat