Lajmi i fundit: Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin Etem Arifi, kjo është arsyeja

Aktuale

Lajmi i fundit: Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin Etem Arifi, kjo është arsyeja

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:46
Etem Arifi

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për deputetin Etem Arifi, i cili është dënuar me vendim të të formës së prerë për mashtrimin me subvencione që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

“Ju njoftojmë se i dënuari E.A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pa bazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar Urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, ka thënë Gashi.

Deputeti Etem Arifi është dashur që më 9 mars të paraqitej ne qendrën për vuajtje të dënimit, mirëpo gjendja shëndetësore e të njëjtit kishte bërë që Gjykata e Prishtinës të shtyjë 2 herë me nga 2 muaj ekzekutimin e dënimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat