Agim Veliu posedon katër prona por nuk e tregon vlerën e tyre

Aktuale

Agim Veliu posedon katër prona por nuk e tregon vlerën e tyre

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:58
Agim Veliu

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

Në këto deklarimi, Ministri i Punëve të Brendshme, nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka deklaruar se i posedon katër prona të paluajtshme, por i njëjti nuk e ka treguar vlerën e tyre.

Veliu, në  njërën llogari ka të kursyera  11,069.08, ndërsa në llogarinë tjetër 5,374.89 euro, shuma e të cilave është rreth 12 mijë euro.

Ndërsa sa i përket pasurisë së luajtshme Veliu nuk ka deklaruar asgjë.

Ai ka thënë në deklarimin e pasurisë së është në kredi për 5 vite pasi që ka blerë një trull, vlera e kredisë sipas Veliut është 25,000.00 euro.

Nga buxheti i shtetit, Veliu si ministër i MPB-së, për një vit merr 12,420,72, euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij për 12 muaj merr pagë  6.000.00 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat