Zbulohet “plani” i Ramush Haradinajt, Burjani tregon kushtin dhe pretendimin e kreut të AAK-së për koalicionin qeverisës

Aktuale

Zbulohet “plani” i Ramush Haradinajt, Burjani tregon kushtin dhe pretendimin e kreut të AAK-së për koalicionin qeverisës

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:01
Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka thënë se kreu i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po e kërkon postin e presidenti ose do ta prish koalicionin.

Ai në postimin e tij në Facebook ka shkruar se për këtë arsye Haradinaj nuk është përfshirë në Qeverinë Hoti.

Postimi i plotë:

Njerëz të pangopshëm për poste

RAMUSHI KËRKON POSTIN E PRESIDENTIT OSE DO TA PRISH KOALICIONIN AKTUAL

Ramushi synon postin e presidentit, ai me qëllim nuk ishte përfshirë fare në Qeveri pra nuk kishte pranuar rol në këtë qeveri madje dërgoj njerëz të tij joformal dhe jo të rëndësishëm për AAK, tentativa është e qartë ose prishje e koalicionit ose postin e presidentit. Ky njeri që flet sinqertë dhe vepron prapa shpinës jo i sinqertë nuk e ka dert, por se ka dert edhe të falë poste politike të llojllojshme sepse nuk ka senesë për shtetin dhe politiken, Shteti për të është një lodër qe ai luan me të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat