A do ta votojë PDK-ja mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

Aktuale

A do ta votojë PDK-ja mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:20
PDK

Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të iniciojnë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë “Hoti”.

Ata kanë thënë se do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve gjatë ditëve në vijim.

Kurse partia tjetër opozitare Partia Demokratike e Kosovës si duket nuk ka një qëndrim për këtë çështje.

Në një prononcim për, shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se do të mbajnë një takim si parti dhe do të vendosin lidhur me këtë çështje.

“Ne para pak kohës jemi njoftuar nga administrata e Kuvendit se Lëvizja Vetëvendosje është drejtuar me një shkresë, paraprakisht me mua si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së. Nuk është biseduar nga asnjë strukturë apo person nga Vetëvendosja, për këtë çështje nuk kemi pasur ndonjë komunikim. Shkresën që ka ardhur në Kuvend do ta trajtojmë në parti dhe varësisht prej asaj se ka seriozitet kjo çështje ne do të veprojmë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat