Mallkimi i profesorit Maxharraj për LDK-në: Fshesa e Albin Kurtit do të ju zë një ditë

Aktuale

Mallkimi i profesorit Maxharraj për LDK-në: Fshesa e Albin Kurtit do të ju zë një ditë

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:35
Albin Kurti, Isa Mustafa

Profesori Binak Maxharraj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Mustafa i ka ofenduar 50% të qytetarëve të Kosovës, të cilët e përkrahin liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

PASKA FOLË DIÇKA Mr, Dr, prof, akademik Isa Mustafa.

I shkreti është bërë për gjynah, sa herë qe fletë jerm veç shkreton, asnjëherë nuk ia qëllon.

Shihni së çka paska thënë:

Isa Mustafa ofendon 50% të Kosovës,- Ata qe e duan Albinin janë të gjithë të pa shkollë.

 

E, ju të LDK me shkolla të "mëdha" e bëtë shyhretë, duke u përplasë me çdo këndë që takoheni në rrugë, seancë dhe Parlament. I keni hapë edhe ringjet e bokserave.

Ndoshta janë të pa shkollë sipas teje, por me mençurin e tyre të mbështesin për muri.

Albin Kurti iu shtinë në një këpucë të gjithë juve të ashtuquajturve akademikuca të LDK.

Isa Mustafa: ‘Albin Kurtin e duan veç  Pishpirikat shqiptarë dhe kategoria e ulët?’

LDK me e matë mirë e vetëm ka më shumë Pishperkika, huliganë të pa edukuar që ofendojnë se sa të gjitha partitë tjera se bashku.

Por me ndryshim nga ju Albin Kurtin e don, e nderon, e respekton e voton i gjithë populli, sepse jo vetëm ju të LDK, por të gjitha partitë tjera nuk keni kaçik me u matë me Albin Kurtin.

Albin Kurti juve ua shtinë friken dhe tmerrin deri në palcë, tmerri dhe fshesa e Kurtit do të ju zë një ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat