Ky është këshilltari i ri i kryeministrit Hoti

Aktuale

Ky është këshilltari i ri i kryeministrit Hoti

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:55
Avdullah Hoti

Sylë Vitia është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti si dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së.

Këshu u bë e ditur nga zyra e kryeministrit.

“ Sylë Vitia u emërua Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbështetje të përgjegjësive të tij kushtetuese, emëroi sot z. Sylë Vitia Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç detyrave të tjera të parapara, z. Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat