Përfundon seanca mes Sindikatës së Telekomit dhe Z-mobile, ja kur pritet vendimi

Aktuale

Përfundon seanca mes Sindikatës së Telekomit dhe Z-mobile, ja kur pritet vendimi

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 12:26
Telekomi i Kosovës

Ka përfunduar seanca gjyqësore mes Sindikatës së Telekomit dhe Z-mobile.

Ditëve në vazhdim pritet të merret vendimi

Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit Telekomit të Kosovës.

Përfaqësuesi, Blerim Sallahu ka thënë se vendimi do të merret pas 2-3 ditëve.

“Devollët nuk e kanë lexuar padinë tonë dhe mbi bazën e kësaj kanë sjellë disa prova tjetër sesa janë të zënë me zhvatjen e Telekomit të Kosovës. Besoj se gjyakata në nja afat shumë të shkurt do të merr vendim”, ka thënë ai.

Ndërsa përfaqsuesi tjetër, Getoar Mjeku ka thënë se nga kjo kontratë, Telekomi i Kosovës ka humbur afër 300 milion euro.

“Ne kemi vlerësuar se 85 milionë euro se z-mobile ka fituar nga kjo kontratë e paligjshme ndërsa Telekomi i Kosovës ka humbur afër 264 milionë euro. Dëmet e Telekomit kanë qenë shumë herë më të mëdha.”, ka thënë Mjeku.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj ka thënë se kanë sjellë fakte të mjaftueshme për këtë kontratë.

“Ne kemi sjelle faktet qe kemi ndaj kësaj kontrate dhe kemi kërkuar që pika te kthehet zero. Ne besojmë fuqishëm në Gjykatën tonë dhe njëherë e përgjithmonë të thuhet fjala e tyre”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat