Qeveria miratoi dhe dërgoi në Kuvend marrëveshjen e huasë me BE-në - Bota Sot
Qeveria miratoi dhe dërgoi në Kuvend marrëveshjen e huasë me BE-në

Aktuale

Qeveria miratoi dhe dërgoi në Kuvend marrëveshjen e huasë me BE-në

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën.

Marrëveshja e huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën është e nënshkruar më 30 korrik 2020.

Me miratimin e projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Republikën e Kosovës në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë.

Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat