Haradinaj nderon heronjtë e Kaçanikut - Bota Sot
Haradinaj nderon heronjtë e Kaçanikut

Aktuale

Haradinaj nderon heronjtë e Kaçanikut

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:20
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kujtim të rënies heroike të Agim Bajramit-Zefi, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, ka bërë homazhe te vendi i rënies.

Ndër të tjera, në librin e përkujtimeve Haradinaj ka shkruar se “në Kaçanik u mbrojt Shqipëria, Agimi, Xheladini e Besniku, janë roje të Shqipërisë”.

Postimi i Haradinajt:

Në kujtim të rënies së Heronjve të Kombit, Agim Bajrami - Zefi, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca, kam bërë homazhe te vendi i rënies në Gabrricë dhe në Varrezat e Dëshmorëve në Stagovë. Me këtë rast, të tri familjeve kaçanikase, Bajrami, Kurtaj dhe Begunca, iu kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontributin e veçantë të tyre për lirinë e Kosovës. Kaçaniku në të gjitha periudhat historike dha trima e heronj, që mbrojtën Kosovën dhe nderuan Shqipërinë e shqiptarët. Lavdi e përjetshme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat