Agim Bahtiri: Qeverinë Hoti po duam ta rrëzojmë për ta shpëtuar popullin - Bota Sot
Agim Bahtiri: Qeverinë Hoti po duam ta rrëzojmë për ta shpëtuar popullin

Aktuale

Agim Bahtiri: Qeverinë Hoti po duam ta rrëzojmë për ta shpëtuar popullin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 00:28
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se misioni i qeverisë Hoti është marrëveshja me Serbinë.

Ai thotë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron ta rrëzojë qeverinë aktuale për ta shpëtuar popullin, pasi sipas tij po keqmenaxhon me pandeminë e coronavirusit.

“Po kërkojmë me u rrëzuar qeveria që të shpëtohet populli. Kur e kemi menaxhuar ne pandeminë kemi qenë më të mirët në Ballkan, kurse tani çdo herë po keqësohet, dhe kjo është me shpëtuar popullin”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se PDK-ja e Kadri Veselit nuk mund të fshihet pasi ka dy alternativa apra vetës dhe duhet njërën ta mbështetë.

“Kësaj here nuk mund të fshihet, kësaj here do t’i shpalosim qëllimet e tyre, ose do të jetë në koalicion, ose me përkrahë rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Bahtiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat