Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë të pandemie, dëshmi e miqësisë mes dy shteteve - Bota Sot
Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë të pandemie, dëshmi e miqësisë mes dy shteteve

Aktuale

Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë të pandemie, dëshmi e miqësisë mes dy shteteve

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:26
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për ndihmën ofruar vendit tonë nga Turqia në kohë pandemie.

Ajo tha se shpreson që Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftimin e pandemisë edhe përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në mes të mjekëve.

“Në kohën kur pasiguritë ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe populli kosovar po ballafaqohej me një armik të panjohur më parë, shteti i Turqisë na ofroi ndihmë duke konfirmuar kështu miqësinë e mirë në mes të dy shteteve tona”, tha Osmani.

Ambasadori Sakar konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar me ndarjen e donacioneve për Kosovën dhe përgatitjen e trajnimeve online për mjekët në Kosovë nga ana e mjekëve turq, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandemi dhe trajtimit sa më adekuat të pacientëve me COVID-19. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat