Ja çfarë kishte ndodhur: Anton Quni tregon detaje për takimin e tij me vrasësin e Azem Hajdarit

Aktuale

Ja çfarë kishte ndodhur: Anton Quni tregon detaje për takimin e tij me vrasësin e Azem Hajdarit

Nga: P.R Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:55
Fatmir Haklaj dhe Azem Hajdari

Të gjithë në Shqipëri e njohin Fatmir Haklajn. Ai ishte njeriu i cili e kishte qëlluar për vdekje deputetin e Partisë Demokratike, Azem Hajdarin.

Përveç kësaj, Haklaj kishte qenë një njeri që kishte pasur edhe lidhje me luftën në Kosovë.

Një ballafaqim me Fatmir Haklajn e kishte pasur edhe Anton Quni, ish komandant në luftën e Koshares.

Në një rrëfim të tij, kohë më parë Anton Quni, tash Ministër i Mbrojtjes kishte shpalosur detaje ekskluzive nga takimi me Haklajn, shkruan “Bota sot”.

Anton Quni kishte treguar se ishte takuar me Fatmir Hakljan dhe Jaho Salihajn në Bajram Curr, ku sipas Qunit, këta dy të fundit kishin kryer antentat ndaj një furnizues me armë të UÇK-së.

“U autorizova nga komanda që t’i shkojë në zyre Fatmirit, i cili aso kohe ishte polic në Bajram Curr. Dhe isha i prerë, i thash pse je me neve ose luftën me Serbinë po e nisim nga kjo zyre. Dhe, fatmirisht ai zgjodhi alternativën e parë që të bashkëpunojë me ne”, kishte thënë kohë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat