Flet për “Bota Sot” Donika Kadaj-Bujupi, tregon për gjendjen më COVID-19 dhe votën për rrëzimin e qeverisë Hoti

Aktuale

Flet për “Bota Sot” Donika Kadaj-Bujupi, tregon për gjendjen më COVID-19 dhe votën për rrëzimin e qeverisë Hoti

Nga: A. J Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:42
Donika Kadaj Bujupi

Kanë kaluar një javë nga infektimi më koronavirus i Donika Kadaj Bujupi dhe dy fëmijëve të saj, derisa mësohet se gjendja e tyre aktualisht është e mirë dhe pa problem të mëdha.

Në një deklaratë të dhena gazetës “Bota Sot”, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar se gjendja e saj shëndetësore kryesisht është e mirë dhe se koronavirusin e ka kaluar me temperaturë të kohë pas kohshme dhe një lodhje kryesisht të lehtë.

“Falënderoj të gjithë ata që janë kujdesur për neve dhe janë interesuar për gjendjen time.

Ne aktualisht jemi mirë dhe se unë Dardani-djali e kemi kaluar më pasoja të përballueshme derisa vajza pothuajse e ka kaluar pa simptoma fare” ka thënë ajo.

Tutje Kadaj-Bujupi ka thënë se po pret edhe pak ditë deri në testimin e dytë për të marrë nëse ka dal negative me koronavirus.

Ne po shkojmë drejt shërimit dhe po presim kur ta bëjmë edhe testin e dytë dhe me pa se si ka shkuar gjithë procesi jemi shëruar nga Covid-19.

Kurse në pyetjen se a do ta përkrahi mocionin e Vetëvendosjes ndaj Qeverisë Hoti, ajo ka thënë se këtë do ta bëjë të ditur sapo të dal nga izolimi dhe ti kthehet punës në institucione.

“Për të gjitha pyetjet politike dhe gjithçka tjetër që do të ndodh do të flas sapo të dal nga izolimi dhe të kthehem në institucione. Sigurt që do ta bejë të ditur edhe ketë por për momentin jam e preokupuar për shëndetin e fëmijëve dhe kujdesin ndaj tyre” ka thënë Donika Kadaj-Bujupi.

Kujtojmë se Donika Kadaj-Bujupi ka votuar kundër Qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat