Hoxhë Drilon Gashi del pozitiv me Covid19: Bukë kam ble njëherë në javë, ditëve tjera hanim...

Aktuale

Hoxhë Drilon Gashi del pozitiv me Covid19: Bukë kam ble njëherë në javë, ditëve tjera hanim...

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:50
Drilon Gashi

Hoxhë Drilon Gashi ka dalë pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka treguar se sa shumë është ruajtur, mirëpo që nuk mundi të shpëtoj pa u infektuar.

Ai thotë se edhe bukë kanë ble një herë në javë, për të siguruar për 2-3 ditë, kurse  2-3 ditë të tjera thotë se kanë hangar diçka tjetër në vend të bukës.

Ai tregon se të gjitha masat i kanë marrë për mbrojtje nga COVID19, mirëpo u infektua edhe pse nuk ka shkuar as në xhami për ta falur xhumanë.

Postimi i plotë:

Pasi që edhe unë dola pozitiv, nuk besoj që do të shpëtojë dikush tjetër prej infektimit.

Ja po ua jep disa arsye:

Jam tip i mbyllur, zakonisht qëndroj i karantinuar në librarinë time, e kam rutinë, me vite të tëra.

Biznis jo, në punë që një vit e sa jo...pasi që u përhap COVIDI unë thuajse nuk kam dalur fare nga shtëpia.

Bukë në furrë blenim vetëm një herë në javë për dy a tri ditë, e dy tri ditë tjera hanim diçka tjetër në vend të saj. Edhe kur kemi blerë gjëra tjera, të gjitha qeset i kam dezinfektuar dhe futur në një dhomë të veqantë për tri katër orë, tek pastaj i kemi hapur.

Se ma për distancim, marrjen e masave anti-covid, mos dhënien e dorës, mbajtjen e maskës, avdesi, dezinfektimin e duarve, sendeve, parave pas çdo prekje të dyshimtë, mos t’flasim fare.

Paramendojeni, nuk i kam vizituar as prindërit për festën e fundit të Bajramit, nuk kam pranuar të dal në kafe as me shokët që më kanë ftuar, nuk kam qenë as në xhumanë e kaluar, sepse nuk e shoh të obligueshme faljen e xhumasë në këtë kohë pandemie. Edhe fëmijët i kam privuar nga loja me shokët dhe shoqët e tyre të lagjes.

Megjithëkëtë, virusi qenka i paparashikueshëm dhe shyqyr që kësaj radhe po e kryejmë edhe ne si familje.

Vazhdoni ta ruani vetën, familjen dhe shoqërinë sa të mundeni!

Mbani kujdes, pa panik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat