Menaxherja e ICITAP-it amerikan në Kosovë Kimberly Riffe vizitoi IPK-në

Aktuale

Menaxherja e ICITAP-it amerikan në Kosovë Kimberly Riffe vizitoi IPK-në

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:14
Pamje nga takimi

Menaxherja e ICITAP-it amerikan në Kosovë Kimberly Riffe së bashku me Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj.

Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e përkrahjes në vazhdimësi të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ICITAP po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës, përveç kësaj Hodaj njoftoj zyrtarët e ICITAP-it mbi Planin operativ

“Monitorimi i respektimit të vendimeve mbi zbatimin e masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19”, plan i cili u vlerësua nga përfaqësuesit e ICITAP-it si një veprim që do të ndikojë në përmirësimin e punës së Policisë së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat