Në Kosovë ende nuk kemi një mobilizim të përgjithshëm, për ta ndalur ofensivën politike dhe ushtarake serbe

Aktuale

Në Kosovë ende nuk kemi një mobilizim të përgjithshëm, për ta ndalur ofensivën politike dhe ushtarake serbe

Nga: D.B. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:26
Xhandarmëria serbe

Kriza e Pandemisë është duke e rrënuar shtetin e Kosovës dhe nëse edhe Pandemia fillon të shndërrohet në biznes, kur njerëzit po vdesin, atëherë nuk e di se çka mbetet tjetër e keqe pa ndodhur në Kosovë. E karshi kësaj, Serbia duke parë së kjo klasë politike pak po interesohet për shtet, ka filluar testimin edhe praktik në territorit të Kosovës .

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot| ka thënë se politikanët tanë jo që i kanë harruar kufijtë e Kosovës, por e kanë harruar edhe Kosovën.

Image
Skender Mulliqi

“Tanimë në opinion kanë filluar qarkullimet se virusi vdekjeprurës po përdoret për qëllime private përfituese. Dhe kjo jo që nuk ka justifikim , por kalon në dehumanizim të hapur të shoqërisë dhe të shtetit. Unë dëshirojë që këto të mbesin më shumë spekulime , së sa të vërteta, por gjithçka është e mundur më këtë klasë politike. Sovranitetin dhe integritetin e Kosovës po e shkelë xhandarmeria e ndytë serbe e organet tona askund , si të behët fjalë për ndonjë vend krejt diku tjetër ne botë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, Serbia ndoshta edhe po përgatit ndonjë blic intervenim ushtarak në veri të ndihmuar nga rusët, por edhe ne vende për rreth Kosovës, duke e sjell kështu Kosovën para aktit të kryer në fund të bisedimeve apo edhe me herët. Nuk e di se a do të kishte pasur reagime nga BE-së dhe Amerika. Dikujt mund edhe ti duket absurde dhe paradoksale këtë që po e them , por megjithatë nuk është krejt e pamundur, që të ndodhe .Teza e plasuar në opinion nga njerëz të fuqishëm të politikës botërore, se nëse Kosova dhe Serbia merren për çdo gjë vesh, ne iu bëjmë aminin, është paksa ndryshim kursi në planin gjeostrategjik te tyre në Ballkan, apo edhe ndryshim mendje së megjithatë Serbia, është e udhës që të përfiton nga 15 përqindëshi i territorit të Kosovës dhe eksterritoreve të 40 manastireve dhe kishave serbe sa janë në Kosovë, që janë lakuar shumë shpesh nga deklaratat e krerëve te deritashëm të lartë të këtij shteti”, ka thënë Mulliqi.

Ai tutje ka shtuar se në Kosovë ende nuk kemi një mobilizim të përgjithshëm për ta ndalur ofenziven politike dhe ushtarake serbe , punët nuk i kemi hiq mirë.

“Drojë shumë së më këtë garniturë udhëheqëse nuk do të kemi mundësi të dalim faqebardhe më gjitha këto probleme të grumbulluara të natyrave të ndryshme , dhe s’mund t’ia dalim të kemi një fund fatlum në maratonën e bisedimeve më palën shoviniste serbe në pushtët. Me njerëz të cilët në mendje gjithmonë e kanë veç paranë dhe pushtetin absolut, zor së arrihen objektivat tona edhe kombëtare”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat