Halil Geci publikon një video, akuzon me emra kush e prishi koalicionin LVV-LDK

Aktuale

Halil Geci publikon një video, akuzon me emra kush e prishi koalicionin LVV-LDK

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:41
Halil Geci

Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci ka publikuar një video të djalit të Agim Veliut, ku ka biseduar me një gazetar.

Geci përmes një postimi në Facebook, në shkrimin e tij të gjatë ka akuzuar Agim Veliun se ka prishur koalicionin LVV-LDK.

Ai ka mbrojtur Vjosa Osmani pas akuzave që i janë bërë, se kinse ajo ka shtyrë Albin Kurtin që ta shkarkon Agim Veliun nga posti i ministrit.

Sipas tij, koalicioni i prish nga frika se Vjosa e Albini do t’i zbuloj të gjithë ata që kanë vjelë me shtetin e Kosovës.

Geci ka akuzuar edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafën, për të cilin thotë se, prej që ka ardhë në krye të LDK-së të gjitha të këqijat i kanë ndodhur Kosovës.

Postimi i plotë:

Faji se Vjosa e ka prishur koalicionin nuk qëndron, koalicionin e ka prishur vetë Gimoja dhe lidhjet e tij me krimin dëgjojeni videon poshtë shkrimit

Hilet e Veliut, Ises dhe varësve të tyre brenda LDK-s se Vjosa është shkaktare e prishjes të koalicionit LDK-VV kinse e ka detyruar Albinin ta shkarkon Agim Veliun është një pretekst për prishjen e qeveris, nga frika se Vjosa dhe Albini po e fusin tërfurkun në llumin e poshtërsive të tyre që e kanë mjelur Kosovën për 20 vite rresht së bashku me disa partizanë të Ali Shukris të dalur nga lufta si hero por dhe si shpëtimtar të atdheut.

Disa nga partizanet e luftës të fundit i përvolën mangët dhe filluan vrasjet e kundërshtarëve politik, një soji siç i përvoli duart Ali Shukriu në vitin 1944-45 duke vrarë shqiptar me porosi të Rankoviçit, njësoi filluan edhe disa nga partizanet ose pasardhës të Alis me hajni dhe krime në emër të gjakut të derdhur për LIRI e pruan Kosovën në këtë nivel dhe vet u bënë milioner, duke kaluar mbi kufomat e LDK-s e arritën majën e shtetit, sa për të vjedhur dhe vrarë më lehtë dhe për ti zhdukur gjurmët e krimeve që vetë kishin bërë duke dhënë urdhra dhe para për ti likuiduar të gjithë ata që kundërshtojnë politikat e tyre.

Kjo është njëra ndër arsyet e zhgënjimit të atyre që na ndihmuan të shlirohemi.

As një dëmtim nuk ju ka bërë Kosovës pa miratimin e LDK-s kjo ka ndodhur me ndihmën e shikut e të Hashimit që e pruan ISEN në krye të partisë...!? Me ardhjen e ISES në krye të LDK-s të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur e këtij vendi janë meritë e ti dhe varësve të tij.

Tentimi për t’ia veshur fajin Vjosës është një gënjeshtër e kulluar, ngase që në fillim të fushatës ka qen marrëveshja e koalicionit në mes Veliut me njerëzit e Hashimit, por edhe drejtpërdrejt e ti me Hashimin.

Se koalicioni me VV nuk do te ndodhë kurrë, e kam dëgjuar nga goja e vet Velko-Viçit gjithkund gjatë fushatës por edhe nga shoqëruesit dhe të afërmit e Veliut, Lutfi Hazirit Haki Rugovës.

Afërsia e Veliut Hazirit, Haki Rugovës dhe bizneset e tyre të përbashkëta me krimin dhe kriminelet ju kanë dalur mbi sipërfaqe, ku më nuk munden të fshefen pas LDK-s dhe varrit të Rugovës.

Një mik i imi nga perëndimi me tha se qeveria e posa formuar LDK-VV e që si kishte as pesë dit nga ndërtimi i qeveris, e kanë kot se Albinin nuk e lanë të jetë Kryeministër ma tha miku im i çmuar, ai me këmbëngulje më tha troq se Albini është një Marksist-Leninist, dhe nuk është i besueshëm i Amerikës.

Miko ja ktheva koalicioni u bë qe pesë ditë kjo është punë e kryer i thash mikut.

Miku mu drejtua “e kanë bërë koalicionin nga presioni i elektoratit të LDK-s më tha miku nga perëndimi, dhe me tha se kjo qeveri shumë shpejt ka me ra, ngase Albini dhe Vjosa janë të dyshuar.

Unë si budalla që jam qesha haahaaha,j o miku im ja ktheva se paku edhe nja dy vite ferkoni duart për murrizi se kësaj pune i ka vdekur nëna.

Ndodhi ajo çfare më tha miku hala pa i zënë zyret u rrëzua qeveria...!

Ju disa gënjeshtar të LDK-s që mundoheni t’ia vëni fajin Vjosës se ajo i ka thënë Albinit që të shkarkohet Velko-viçi nga ministri i PM jeni një korë i vogël që i këndoni dirigjuesve tuaj, jeni një grup i vogël servilesh që ja puthni prapanicën Velko-viçit por edhe Rakiçit dhe kujdo qoftë, për ta pasur pak pushtet dhe për një allti me leje në kukë e me një tru bosh që asgjë nuk mendoni më larg se hunda vetëm që të përfitoni diçka për xhepin tuaj,dhe thoni se e ka fajin Vjosa për rrëzimin e qeveris le t’ju vije pak turp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat