Bekë Berisha “harron” që Kosova ka ushtri

Aktuale

Bekë Berisha “harron” që Kosova ka ushtri

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:57
Bekë Berisha

Bekë Berisha ka kërkuar sot në Komisionin Parlamentar për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që Policia e Kosovës të ndërhyjë në mbrojtjen e kufirit.

Këto deklarata i bëri pas rastit të fundit në Karaçevë ku xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës.

Por, Beka harron të përmend që në dispozicion ka edhe Ushtrinë e Kosovës e formuar nga shefi i tij, Ramush Haradinaj.

Një nga kompetencat kryesore të ushtrisë është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Berisha si duket ka harruar që në Karaçevë nuk ka pikë kufitare, dhe se policia kufitare nuk ka mision që të jetë në zona të tilla.

Berisha si anëtar i komisionit nuk përmend fare KFOR-in si përgjegjës kryesor për situatën e krijuar vikendin që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat