Veprimtari dhe shkrimtari Avni Dehari nga Kumanova, brenda dy viteve ka humbur dy djemtë e tij, Arbnorin dhe Astritin.
Astrit Dehari, ka ndrruar jetë në Burgun e Prizrenit në nëntor të vitit 2016, ndërsa vëllai Arbënor Dehari, më 11 qershor të vitit 2014, ndërroi jetë në mënyrë tragjike.
Ende asgjë nuk ësht zbardhur për vdekjen e vëllezërve Dehari.
Megjithatë pas vdekjes së djalit të dytë, Astritit, nëna e tij Xhemilja kishte dhënë një deklaratë shumë të dhimbshme, duke etiketuar Presidentin Hashim Thaҫi.
“Hashim Thaqi e ka ba përshesh Kosovën. Përsheshi bëhet me qumësht e bukë, e jo me gjak. Ai e ka bërë me gjakun e djemve të mi”, kishte deklaruar ajo./Bota sot