Ambicia e Ramushit, më shumë për veti se për shtetin!

Aktuale

Ambicia e Ramushit, më shumë për veti se për shtetin!

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:44
Rmush Haradinaj

Sot Ramush Haradinaj e shpalli kandidaturën e tij, lakminë për të marr edhe postin e Presidentit.

Këtë shpallje të kandidaturës, analisti politik Krenar Shala, po e cilëson si ambicie e Haradinajt më shumë për veti se sa për shtetin.

Shala përmes një postimi në Facebook, shkruan se, pasi që Hashim Thaçi bëhet President pse të mos e lypë edhe Ramushi.

Por, sipas tij, me i pas për shtetin këto ambicie Ramush Haradinaj, qytetarët nuk kishin kërku me shku në Zvicër, por kish ndodh e kundërta.

Postimi i plotë:

S’po muj pa reagu bre kaja nonën. Shumë po ia marr inatin vetes. Po shnosh.

Qyky Ramushi, me i pas pas veç 2.8% të ambicieve për shtetin qysh i ka për veti, na nuk kishim lypë me ikë n’Zvicër për një jetë ma t’mirë, po zvicrant kishin lypë me ikë Kosovë për ni jetë ma t’mirë.

Me fjalë të tjera, me pas pasë na ni president qysh duhet, qifti i Ramushit ambiciet ma t’mdhaja që i kishë pasë n’jetë ishin konë me arritë me u bo drejtor i shkollës së mesme. Po kur Hashimi bohet president, pse mos me lypë edhe Ramushi njejtë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat