Thaҫi e Lushtaku bëhen bashkë në një ‘odë burrash’ - Bota Sot
Thaҫi e Lushtaku bëhen bashkë në një ‘odë burrash’

Aktuale

Thaҫi e Lushtaku bëhen bashkë në një ‘odë burrash’

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:23
Pamje nga vizita

Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një postim të tij në Facebook ka njoftuar për një vizitë të tij bashkë me Presidentin Hashim Thaҫi në fshatin Rezalla e Re.

Ai bën të ditur se ata kanë vizituar familjen e bashkëluftëtarit Hajrë Gashi.

Postimi i plotë:

Me mikun tim, Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizituam familjen e bashkëluftëtarit e burrit të madh të Drenicës, Hajrë Gashi nga Rezalla e Re e Skenderajt. Baca Hajrë është ndërtuesi i topit luftarak për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës. Kontributi i Bacës Hajrë dhe i familjes së tij për lirinë e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë. SL/Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat