Me alkool e sharkia pa respektuar asnjë masë, Thaçi vetë i 15-ti në Rezallë

Aktuale

Me alkool e sharkia pa respektuar asnjë masë, Thaçi vetë i 15-ti në Rezallë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:01
Thaçi vetë i 15-ti në Rezallë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe pse vazhdimisht bën thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, ai nuk po i zbaton ato.

Thaçi bashkë me Sami Lushtakun e shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së kanë qëndruar sonte në Rezallë pa respektuar masat.

Në një fotografi të shpërndarë nga vetë ai, shihen më shumë se 10 persona, pa maska e distancë.

Duket se Thaçin familja e luftëtarit nga Rezalla, Hajrë Gashi e kanë pritur me sharkia e alkool.

Ditë më parë Thaçi tha se patriotizëm tani është të luftojmë pandeminë, e t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin njëri-tjetrit nga largësia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat